Kuçi nga Vraniqi, Bukoshi, Savrova e Popolani: Nesër vendosin qytetarët

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, me numër 47, ka shprehur mirënjohjen për pritjen dhe mbështetjen që ka marrë gjatë takimeve me qytetarët në Vraniq, Bukosh, Savrovë dhe Popolan.

Përmes një mesazhi publik, Kuçi tha se takimet me banorët e këtyre lokaliteteve i kanë forcuar bindjen se Kosova ka nevojë për më shumë punë, përgjegjësi dhe përfaqësim dinjitoz.

“Mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe në Vraniq, Bukosh, Savrovë dhe Popolan. Takimet me qytetarët më kanë dhënë edhe më shumë besim se Kosova ka nevojë për punë, përgjegjësi dhe përfaqësim dinjitoz”, ka deklaruar Kuçi.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur gjatë fushatës zgjedhore duke theksuar rëndësinë e besimit të tyre.

“Faleminderit secilit që na ka hapur derën, na ka dhënë dorën dhe na ka besuar gjatë këtij rrugëtimi. Nesër vendosin qytetarët”, ka përfunduar Kuçi. /Kosova.info/

Go to TOP