Hoxha Osman Musliu lë prapa plot ish-deputetë të VV-së, kaq vota ka marrë deri tash
Hoxha Osman Musliu i cili ka garuar për deputet në listën e VV-së, nga 11.37% e votave të numëruara, ka marrë 2 mijë e 821 vota, shkruan Reporteri.net.
Musliu ka lënë prapë ish-deputetë të VV-së si Alban Bajrami, Nezir Kraki, Ardian Gola, Valon Ramadani, Saranda Bogujevci, Edona Llaloshi, Dimal Basha, Adelina Grainca, Artane Rizvanolli etj.
Ai renditet aktualisht si i 16’ti me numër të votave.

Këto vota janë nga 284 vendvotime të procesuara.
Në total janë 2 mijë e 498 vendvotime.
