Kosova.info

Hovenier: Qe një dekadë, kemi rekomanduar ndryshimet e Projektligjit për Liritë Fetare

Ambasadori i ShBA -se në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se ushtrimi i lirës fetare është e drejtë e besimit individual

Ambasadori në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare shtoi se më shumë se një dekadë e kanë nxitur Qeverinë të miratojë ndryshimet në këtë ligj.
Sipas tij, komentet më të rëndësishme në Projektligj vijnë nga bashkësitë fetare, duke shtuar se ShBA rekomandojnë heqjen e çdo mangësie.

“Jam i nderuar që jam me juve në këtë diskutim publik për ndryshimin e Projektligjit për liritë fetare. Komentet më të rëndësishme do të vijnë nga bashkësitë fetare. Kjo e drejtë përfshinë lirinë që çdo njeri mund të ndryshojë fenë. ShBA i janë përkushtuar besimit fetar pa pengesa. Ushtrimi i lirë i fesë është më shumë e drejtë e besimit individual”.

“Këtu në Kosovë Qeveria ka kërkuar mbrojtjen e lirisë së fesë përmes Kushtetutës e ligjit. Në Kosovë e kemi theksuar mungesën e statusit ligjor. Më shumë se një dekadë e kemi nxitur Qeverinë të miratojë ndryshimet për liritë fetare. ShBA rekomandojnë heqjen e çdo reference për numrin më të vogël”.

“ShBA nuk përcakton çka përbën grup fetar, por individi përcakton grupin e vet fetar. Është e rëndësishme të diskutohen çështjen e gjithëpërfshirëse për këto çështje ligjore. Ne jemi të bindur se këto ndryshime do të zgjidhen. Ligji i tanishëm thotë se Qeveria do të mbajë dialog të hapur me shoqëritë fetare dhe ajo çka po bëjmë është me atë standard në atë draft ligj”.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort