Kisha arbëreshe në mbrojtje të identitetit fetar të krishterë (lindor) dhe arbëror(shqiptar)

Historiku i themelimeve të rëndësishmefetare dhe kombëtare

Shkruan: Dr. Don Lush GJERGJI

Historia dëshmon dhe tregon që Kisha katolikearbëreshe, që nga zanafiljja e saj, kishte një shërbim tëdyfishtë: fetar, të krishterë (lindor), dhe kombëtar – arbëror (shqiptar).

Ja vetë kalimthi disa dëshmi bindëse: angazhimi i tillëfillon qysh me Kuvendin e Arbërit (1703), me themelimin e dy seminareve arbëreshe, emërimin e dyipeshkvijve për Kalabri dhe Sicili.

Seminari i pare është formuar nga Papa Klementi XII me bullën “Inter Multiplices (1732), për “italo – shqiptarë të ikur nga “Epiri”, që iu nevoitet kologjikombëtar në rrethana të reja ambientale dhe gjuhësore. Ai ndër të tjera e përkujton paraadhësin PapënKlementi XI – Albani, shqiptar, duke shkruan qëasnjë masë paraprake nuk është  e nevojshme se ngritja e një Kolegji  ritit grek  Ullanopëredukimin e djelmoshave  Epirit

Shqiptarët (iatalo – shqiptarët pranuar mire Itali, pas vdekjes  Skenderbeut (1468), mvareshinnga metropoliti ortodoks i Ohriti cili e shtrintejurisdikcionin e tij edhe  Itali…  këtë konteksthistorikarbëreshëthistorikisht nuk duhet trajtuar siuniat”, por si “bij”  i mbetën besnikë mashkimit Firencës.”

Hapi i dytë ishte emrimi i ipeshkvit për këto bashkësi, me rit lindor apo bizantin, nën jurisdikcionin e ipeshvijve vendor latinë- italianë. Kjo ndodhi për Kalabri nga Papa Klementi XII me Bullën “Suprema Disposizione” (1735), ndërsa në Sicili me Bullën “Commissa Nobis” (1784).

Kështu de iure dhe de facto njihet dhe pranohet identiteti ynë i dyfishtë: fetar, si të krishterë lindorë apo bizantinë, dhe kombëtar, si arbëreshë apo italo – shqiptarë.

Nga ana politike dhe shtetërore gjërat kishin vazhduar krejt ndryshe. Vetëm në vitin  1999 Parlamenti italian kishte njohur praninë e pakicave kombëtare shqiptareapo arbëreshe në Itali.

Në shekullin XX gjërat përparojnë dukshëm me tri themelime: Eparkia e Ungras (Lungros) në Kalabri (1919), Hora Arbëreshe në Sicili (1937) si dhe kuvendi apo manastiri i etërve bazilianë, kryesisht arbëreshë, në Grottaferrata (1937). S’duhet harruar edhe krijimin e seminarit të përbashkët për arbëreshët e Kalabrisë  dhe Sicilisë,  “Benedikti XVI” (1919).

Këto dhe shumë ngjarje, themelime, figura, personalitete dëshmojnë bindshëm që Kisha katolike në krye me Papën ka pasur në vëmendje, kujdes, përkrahje dhe dashuri të madhe për Arbëreshët tanë, për identietin dhe personalitetin e tyre në Itali dhe më gjerë.

Imzot Eleuterio F. Fortino ndër të tjera shkruan kështu: “Idetë e Koncilit II të Vatikanit (1962-1965) ndihmuan që të merrej vendimi nga ana e Ipeshkvijve italo-shqiptarë e nga Kongregata Lindore, për përkthimin e tekstit të Liturgjisë Hyjnore, shtypur nga Tipografia e Vatikanit në vitin 1967 në dy botime: greko-shqiptar e greko- italiane. Në vijim heparkia e Lungros publikoi, në një botim trigjuhësh (greke-shipe-italiane)akolouthie-n e sakramenteve.

Më 23 prill të vitit 1968, me rastin e kremtimit të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skanderbegut, u kremtua Liturgjia Hyjnore e Shën Gjon Krizostomit në bazilikën e Shën Pjetrit udhëhequr nga tre ipeshkvijtë. Më 6 gusht të të njëjtit vit, ipeshkvi i Lungros publikoi një dekret për përdorimin e gjuhës së folur në liturgji, orientim i ripohuar nga Asambleja eparkiale e Lungros (1995-1996) për Shqiptarët eKalabrisë.

• Themelimi i eparkisë – ipeshkvisë arbëreshe në  Ungra (Lungro) të Kalabrisë

Më 13 shkurt 1919 papa Benedikti XV me bullën e veçantë “Catholici fideles” ka themeluar eparkinë – ipeshkvinë lindore të ritit grek, duke i ndarë nga ipeshkvijtë perëndimore italiane. Arsyeja e këtij vendimi dhe themelimi është kjo: “Besimtarët katolikë të ritit grek, banorë të Epirit dhe të Shqipërisë, duke u larguar në një numër të madh nga sundimi turk, kanë emigruar në Italinë e afërt, ku janë pranuar me dashuri dhe janë vendosur në krahinën e Kalabrisë dhe të Sicilisë, duke ruajtur, siç është e drejtë, traditat dhe institucionet, ritin e Kishës së tyre, si dhe të gjitha ligjet tjera zakonore  që i kanë pranuar nga paraardhësit e tyre, dhe që gjatë shumë shekujve i kanë ruajtur me kujdes dhe dashuri…”

Bulla vazhdon kështu: “Shi për këtë Ne, me fuqi të plotë apostolike, vendosim që menjëherë të themelohet kanonikisht  një ipeshkvi e ritit grek në Kalabri, me emërtim e selisë në Ungra – Lungro, me katedralen e Shën Kollit nga Mira, ipeshkvin ordinar…”.

Eparkia apo ipeshkvia e Ungras ka sot :

32. 800 besimtarë – katolikë; 29 famulli; 44 meshtarë; 32 murgesha.

• Ipeshkvinjtë Arbëreshë të Ungras (Lungros) deri me sot:

Imzot Giovanni MELE (1919 – 1979)

Giovanni Mele lindi në fshatin arbëresh Acquaformoza(Firmoza) më 19 tetor 1885. Ka studiuar në Cassano, më vonë në Kolegjin Grek në Romë. Gjatë viteve të rinisë dhe formimit meshtarak ishte mjaft i zellshëm, shumë i vëmendshëm dhe i vendosur për jetën e kushtuar Zotit, Kishës, njeriut.

Shugurohet meshtar më 7 qershor 1908. Gjatë viteve 1908 – 1913 ishte famullitar në Civita (Çifti), pastaj në Ungra (Lungro) në vitet 1913 – 1919.

Emërohet ipeshkëv – epark më 10 mars 1919. Gjatë shërbimit të tij të gjatë dhe besnik baritor, dallohej në zell, përkushtim dhe kujdes atëror. 

Në qarkoren e tij të parë baritore ai kishte kërkuar prej klerit ndihmë dhe bashkëpunim për udhëheqjen sa më të mirë të eparkisë.

Në vitin 1922, pasi kishte vizituar të gjitha famullitë, shkroi “Letrën baritore”, ku kishte theksuar sidomos dy gjëra: ruajtjen dhe kultivimin e traditës dhe të ritit grek-bizantin (lindor) dhe gjuhën arbërishte – shqipe.

Në vitin 1925 ka filluar botimin e Fletushkës ipeshkvore të Ungras. Më vonë, në vitin 1940, organizohet në Grottaferrata Sinodi ndërdioqezan, ipeshkvia e Ungras,  Horës së Arbëreshëve (Piana degliAlbanesi) në Sicili dhe  Abacia e Grottaferratës. 

Imzon Giovanni Mele ishte pjesëmarrës aktiv në Koncilin e Dytë të Vatikanit. Atë Vinçenc Matrangola e kishte definuar si “Njeri të qëlluar të Provanisë së Zotit, i fesë së gjallë dhe të dashurisë së krishterë”.

Ai ishte edhe shkrimtar, poet, njeri i kulturës dhe krijimtarisë. Poezitë e tija janë të shkruara në gjuhën shqipe dhe italishte, si uratë, kërkim i Zotit, shërbim ndaj Kishës dhe njeriut, me plot fe dhe përkushtim.

Mbi të gjitha Imzot Giovanni Mele ishte njeri i thjesht dhe shumë i përvuajtur. Në 80 vjetorin e lindjes së tij, ai ndër të tjera kishte thënë kështu: “Bëra atë që ma ka mundësuar dobësia ime dhe hiri i Zotit”.

Kaloi në amshim më 25 qershor 1979. Pasardhësi i tij, imzot Giovanni Stamati, në varrimin e Mons. GiovanniMele tha: “Imzot Giovanni Mele ishte Njeri i Zotit, Kishës, popullit Arbëresh…, duke ndihmuar që me një zë dhe zemër të lavdërohet Hyji”.

Imzot Giovanni STAMATI (1979 – 1981)

Mons. Giovanni Stamati lindi në Plataci ( Pllatëni) më 9 qershor 1912.  Përgatitjen  për meshtari dhe studimet i kreu në Grottaferrata dhe në Romë. Shugurohet meshtar më 2 maj 1935. 

Së pari ishte famullitar i Firmos, duke dëshmuar aftësitë e tija njerëzore dhe të krishtera. Pastaj qe udhëheqës i rinisë katolike në eparkinë e Ungrit gjatë viteve 1936 – 1965. Në vitin 1949 emërohet edhe udhëheqësi apo kryeprift për katedralen e Ungrit, kurse në vitin 1965 edhe Vikar Gjeneral.

Më 25 mars 1967 Papa Pali VI e emëroi arqipeshkëvtitullar dhe administrator apostolik sede piena të Ungrës. Shugurohet ipeshkëv më 29 qershor 1967.

Pas vdekjes së Imzot Giovanni Mele, emërohet ipeshkëv i Ungras (Lungros).

Gjatë    tërë jetës dhe shërbimit të tij kishtar kishte disa synime bazë: vlerësimin dhe ruajtjen e trashëgimisë liturgjike bizantine (lindore), si dhe të vlerave gjuhësore dhe kulturore arbëreshe.

Në vitin 1968 e ka vendosur gjuhën shqipe, arbërishte, në liturgji, kuptohet, pas përgatitjeve dhe përkthimeve ndërdioqezane mes Horës Arbëreshe, Ungras dhe  Abacisë së Grottaferratës, me aprovim të Selisë Shenjte.

Sa i përket natyrës, ishte i butë dhe gjithmonë në mesin e popullit dhe me popullin, me klerin vëlla dhe babë, prijës dhe shërbyes besnik i Krishtit dhe Ungjillit,  Kishës vendore.

Vdiq pas shërbimit 52 vjeçar të meshtarisë, 19 vjeçar ipeshkvor, duke lënë gjurma të pashlyeshme në jetën e Kishës ndër Arbëreshë.

Imzot Ercole Lupinacci (1987 – 2010)

Mons. Ercole Lupinacci lindi në San Giorgio Albanese(Mbuzati) m 23 nëntor 1933.

Ai kishte studiuar në seminarin Benedikti XV në Grottaferrata dhe në Romë. Shugurohet meshtar më 22 nëntor 1959.

Gjatë viteve 1960 – 1963 ishte ndihmës në San Dimetrio Magalomartire (Shën Mitri). Në vitin 1963 emërohet famullitar në San Cosmo Albanese (Strihari), deri te emërimi ipeshkvor. 

Papa Gjon Pali II e ka emëruar ipeshkëv të Horës së Arbëresheve (Piana degli Albanesi) në Sicili,  më 25 mars 1981; shugurohet ipeshkëv më 6 gusht 1981. E ka udhëhequr  këtë ipeshkvi (eparki) gjatë viteve 1981 – 1987. 

Papa Gjon Pali II e transferoi në selinë ipeshkvore të Ungras (Lungro) në Kalabri më 30 nëntor 1987. Më 17 janar 1988 e mori zyrtarisht udhëheqjen e kësaj selie ipeshkvore. Për arsye të moshës ka dhënë dorëheqje më 10 gusht 2010. Vdiq në San Cosmo Albanese(Strihari) më 6 gusht 2016, në 35 vjetorin e shugurimit ipeshkvor.

Imzot Ercole Lupinacci ishte shumë aktiv në dialogun ekumenik mes Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Duhet theksuar që Arbëreshët janë të vetmit në botë gjithnjë katolikë, pra me Papën dhe Kishën e Romës, por gjithnjë edhe lindorë apo bizantinë.

Mons. Ercole Lupinacci fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe, italisht, greqishten e vjetër dhe të re, si dhe gjuhën frëngjishte.

Në kumtesën e Eparkisë së Ungras për vdekjen e tij ndër të tjera shkruante: “Ka promovuar në mënyrë të thellë kulturën arbëreshe, liturgjinë dhe përshpirtërinëbizantine, dialogun ekumenik, dashurinë e ndritshme…”.

Synimi dhe qëllimi bazë i tij ishte ky: të jetë e pranishme dhe e gjallë pasuria kishtare lindore edhe në perëndim, por edhe të ruhet lashtësia dhe tradita kulturore dhe gjuhësore arbëreshe.

Ishte ipeshkëv i Horës Arbëreshe në Sicili gjatë viteve 1981 -1988, ndërsa i Ungras (Lungros) gjatë viteve 1988 -2016.

Ai disa herë e ka vizituar Kosovën, së pari gjatë gushtit 1973, ku mori pjesë edhe në shugurimin dhe Meshën e Parë të Don Ndue Gjergjit, Don Aleksandër Kolës dhe Don Lush Gjergjit (11 dhe 12 gusht 1973). 

Gjatë vizitave dhe  takimeve me Imzot Nikë Prelën, me klerin tonë, me shumë famulli dhe besimtarë, ishte gjithnjë i hareshëm dhe frymëzues, sidomos përkrahës i flakët i revistës fetare kulturore “DRITA” dhe botimeve tona.

Ai   ishte dhe mbetet urëlidhës e Kishës  Arbëreshe me Kishat në trojet tona. Ishte i deleguari i parë i Selisë së Shenjtë në Shqipëri, pas rrënimit të diktaturës komuniste ateiste shumëvjeçare, detyrë kjo që e kishte krye me shumë përkushtim dhe dashuri.

Para se të emërohej Donato Oliverio ipeshkëv i Ungras(Lungros), gjatë viteve 2010 – 2012 administrator apostolik ishte Imzot Salvatore Nunnari.

Imzot Donato  OLIVERIO (2012 – )

Imzot Donato Oliverio lindi në Cosenza më 5 mars 1956. Përgatitjen për jetën dhe shërbimin meshtarak e pati në Cosenza, më vonë në Grottaferrata dhe në Romë. Shugurohet meshtar në Ungras (Lungro) më 17 tetor 1982. 

Shërbeu në San Benedetto Ulano (Shën Benedhiti). Më vonë ishte përgjegjës për Zyrën katekistike deri në vitin 2003. Gjatë viteve 2003 – 2012 ishte koordinatori i Kurisë ipeshkvore. 

Papa Benedikti XVI e ka emëruar ipeshkëv të Ungras(Lungros),  më 12 maj 2012.

Mons. Donato Oliverio ka vazhduar bashkëpunimin me Kishën Katolike në Shqipëri dhe në Kosovë. Ka organizuar festime për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ka vizituar Shqipërinë dhe Kishën katolike në këto hapësira. Ai  ka marrë pjesë  po ashtu edhe në 100 vjetorin e lindjes së Shën Nënës Tereze në Prishtinë. 

Është njeri i hapur dhe dinamik, me plotë gjallëri dhe vullnet për punë, shërbim dhe dëshmi  për jetën e  krishterë, promovues për bashkëpunim vëllazëror ndërmjet Kishave dhe Shteteve tona.

Nga Qarkorja e Eparisë së Ungras (Lungro)

100 vjetori i Eparkisë së Ungras, 13 shkurt 2019

Më 13 shkurt 2019, në ora 16. 30 do të fillojë kremtimi i 100 vjetorit të Eparkisë sonë. Do të mblidhemi si Kisha e Eparkisë në Katedralen tonë, për t’u lutur dhe falënderuar Zotin, Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt për dhuratën bujare që ka dashur të na bëjë nëpërmjet Papës Bendektit XV, i cili më 13 shkurt 1919, kishte themeluar Eparkinë  e Ungras të Arbëreshëve të Italisë kontinentale.

Dëshiroj që mos të mungojë asnjë meshtar, diakon, murgeshë, që seë bashku me fëmijë, rini, të pjekur dhe të moshuar të bashkësive tona. Kush e do Kishën, duhet ta kuptojë rëndësinë e këtij përvjetori, që nuk domethënë shkuarje në Kishë, por duhet të kuptohet rëndësia e kësaj ngjarjeje të veçantë, që do të jetë para së gjithash  një ftesë për t’u thelluar në motivet dhe frymëzimin e këtij themelimi.  Ngjarje kjo historike me domethënie të madhe  për Shqiptarët e Kalabrisë, me kuptim antropologjik dhe shoqëror, dhe natyrisht, fetar”.

Ungri, 8 janar  2019                                          Imzot Donato OLIVERIO, ipeshkëv

Gati të gjitha përkthimet liturgjike, biblike, katekistikedhe pastorale i ka bërë atë Emanuele GIORDANO (1920 – 2015).

Nga kjo Kishë ishte edhe Imzot Eleuterio FORTINO (1938 – 2010), teolog, ekumenist, veprimtar arbëresh shumë i shquar dhe tejet i dalluar, njeri dhe meshtar që ka lënë gjurma të pashlyeshme jo vetëm në Kishën arbëreshe, por edhe më gjerë, në mbarë popullin tonë shqiptar.

• Dy fjalë për Imzot Eleuterio FrancescoFortino dhe Atë Emanuele Giordano

Mons. Eleuterio Fortino u lind në San BenedettoUllano, në Kalabri, më 2 prill 1938 nga prindërit arbëreshë (është vëllai i studiuesit dhe albanologut të njohur prof. Italo Fortinosvr. ime). Pas seminarit dhe studimeve filozofiko- teologjike në Universitetin e famshëm Papnor të Gregoriana në Romë, më 24 nëntor 1963 qe shuguruar meshtar.
Prej vitit 1965 ka punuar me shumë zell, përkushtim dhe dashuri në Këshillin Papnor për Bashkimin e të Krishterëve, i ftuar personalisht nga kardinali JohannesGeradus Maria WILLEBRANDS, ku ka dhënë një kontribut tejet të çmueshëm deri në vdekje.
Për Mons. Eleuterio Forino ka çka të thuhet dhe të shkruhet, mbi të gjitha për fenë e tij të fortë, shpresën e tij të qartë dhe dashurinë e tij të zjarrtë ndaj Zotit, Kishës, bashkimit të të krishterëve, dialogut ndërfetar, kulturës së tij vërtet të thellë dhe enciklopedike, për zemrën e tij të hapur për çdo njeri.
Më se 25 vite ishte Nën-sekretari i Këshillit Papnor për Bashkimin e të Krishterëve, ku është dalluar gjithnjë për të mirë, për nisje dhe studime të shumta burimore, për përzemërsi dhe urti baritore, për kërkim të vazhdueshëm dhe pa kusht të bashkimit të tëkrishterëve, si thoshte ai “parakusht për të jetuar fenë e krishterë dhe për t’ua dëshmuar atë të gjithë njerëzve vullnetmirë”.
Kohën e fundit qe shpërblyer me disa mirënjohje të rëndësishme, si “Rosa d’argento (2007) për marrëdhëniet mes Vatikanit dhe Kishës Ortodokse, si dhe “Shpërblimi Arbëria” (2009) në San DimetrioCorone.
Mons. Fortino ishte “Shpirti, zemra dhe motori i ekumenizmit të Kishës Katolike në dekadat e fundit”është vlerësimi i pothuaj të gjithë atyre që e kanë njohur.
Në një ndër intervistat e fundit ai kishte thënë kështu: 

“Dialogu i dashurisë na ndihmon që në tjetrin ta shohim vëllain tonë dhe në anën tjetër i shkarkonçështjet dotrinore nga ngarkesat e llojllojshme…”.

Një kapitull i veçantë është veprimtaria e tij për kultivimin dhe promovimin e gjuhës, traditës dhe kulturës shqipe ndër Arbëreshë dhe më gjerë, të cilën vazhdimisht e pat në mend dhe në zemër. Ishte themelues i Qendrës dhe Fletushkës “Besa” në Romë, bashkëpunëtor i rregullt në “Oriente cristiano”. Ka botuar “Liturgjia greke” /1970/, “Kisha bizantine arbëreshe në Kalabri”(2000),“Dialogu ekumenik”.

Për Nënën Terezë ndër të tjera më shkruante kështu:“Nëna Terezë është përfaqësuesja më e mirë e krishterimit tonë shekullor, e traditës dhe kulturës sonë familjare dhe shoqërore, mirësisë dhe dashurisë flijuese për të gjithë… Në të çdo njeri, aq më tepër çdo shqiptar, mund dhe duhet ta gjejë kuptimin e jetës dhe flijimit, domethënien e vuajtjes dhe amshimit…”.
Dy muaj para se të kalonte në amshim unë i dërgova disa botime: “Nëna Terezë, Shenjtëresha e Dashurisë,Nëna Terezëdashuria në veprim dhe Imzot NikëPrela, Njeriu i Zotit, Kishës dhe Popullit, në gjuhën shqipe dhe italishte. Ai ndër të tjera më shkruante kështu: “Kisha jonë, populli ynë ka nevojë për paraqitje sa më dinjitoze. Nëna Terezë dhe Imzot NikëPrela e kanë nderuar dhe begatuar Kishën dhe Popullin Shqiptar…”

Për monografinë “Lule për Nënën” , botimi italisht Madre Teresa e le sue radici (Nëna Tereze dhe rrënjët e saja), ndër të tjera shkruante kështu: “ Shumë prej tyre janë besimtarë katolikë, ortodoksë, myslimanë, por edhe jofetar… Të gjithë kanë gjetur frymëzim për krijimtari dhe për të qenë së bashku njëri me tjetrin…, si kontribut i vërtetë që një bijë e popullit shqiptar i dhuron qytetërimit të botës…” 

Atë Emanuele Giordano (1920 – 2015)

Atë Emanuele Giordano ishte një prift arbëresh- i mirë dhe i njohur, mjaft i dalluar dhe afirmuar, intelektual i dorës së parë, i afërt dhe shumë i dashur, njeri që la gjurma të pashlyeshme në kulturën arbërore-shqiptare, sidomos në lëmin e gjuhës dhe të liturgjisë.

Ishte dhe mbetet shtyllë e dalluar dhe shumë e shquar e identitetit dhe studiues i kulturës arbëreshe, apo siç e quanin me dashuri dhe simpati, papas Manoli qe një ekspert e studiues i vëmendshëm i filologjisë, letërsisë italiane e arbëresheve, është autor i shumë veprave të rëndësishme si fjalori madh “Arbëresh-italiano”, për leksikografinë arbëreshe, veprat “Gramatike Arbershe”, “Mbledhje këndimesh arbëreshe çëkëndohen në Ejaninë e Frasnitë”; “Gramatikë arbëreshe”, “Vangjeli” (Ungjilli) etj. Figurë poliedrike, papas Manoli u mor me histori, letërsi, folklor e muzikë arbëreshe liturgjike e kombëtare. 

Është kujdesuar për botimin kritik të veprës së shkrimtarit arbëresh Bernardo Bilotta, me titull “Shpata e Skënderbeut ndë Dibrët poshtë”, botuar nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Hera e pestë, e fundit, u takuam kur pata përtëritjen shpirtërore për meshtarë dhe murgesha të Eparisë së Ungrit, me ftesë të Imzot Renato Oliverio (14 – 15 maj 2014).

E përshëndeta dhe i dhurova disa libra nëpërmjet nipit të tij, Agustinit, me dëshirë që të shiheshim sa më pare për t’i përtërirë kujtimet tona.

E gjeta në tavolinë të punës, të rrethuar me libra dhe shkrime. Ishte mjaft i freskët me mend dhe shumë ilumtur që rishtas ishim së bashku. I thashë: AtëEmanuel, dashuria jonë është  e forte se koha dherrethanat e jetës. Ta solla edhe kësaj radhe një libër me meditime ftuar dhe  dërguar”.

Pas dy dite, u ktheva rishtas për ta parë dhe ftuar në manifestimin qendror të Pavarësisë së Shqipërisë. E gjeta më librin tim në tavolinë. Më tha: “Bukur, u kënaqa në lexim dhe meditim. Erdha deri te faqja 28. Gjithnjë lexoj ndonjë rresht, mendim apo faqe. Janëtekste  bukura dhe përmbajtjesore…”.

U përgjigja unë: “Ti   do dhe shi për këtë edhe me çmon dhe nderon, I shijon edhe dromcat e vogla nsofër…”.  

Atë Emanuele Giordano qetë, ndërroi jetë; kaloi nëamshim, u kthye në shtëpinë e Atit më 17 shkurt 2015, duke lënë pas vete një histori, shumë kujtime dhebotime, një jetë kushtuar Zotit, Kishës Katolike, Popullit Shqiptar, sidomos Arbëreshëve, shembullatdhedashurie nëpërmjet kulturës së jetës dheqytetërimit të dashurisë. Miqësia dhe vëllazëria, komunikimi ynë tashmë vazhdon edhe në amshimnëpërmjet kujtimeve, fesë, uratës, mbi të gjithadashurisë.

                                                         Don Lush GJERGJI

(Punimi im për “Ditët e Dom Mikelit 2022” – Arbërshët – gjakuynë i shprishur)

P. s.

Arbëreshët e Italisë kanë marrë pjesë në konkursin e përpilimittë monografisë kushtuar Nënës Tereze, “Lule për Nënën”, DRITA, 1986, me disa krijimtari të bukura dhe të dalluara, si nëpoezi dhe në prozë:

Në poezi: Mëmë Tereza (Antonio Macaluso);

E, kjo Mëmë, kjo Mëmë (Giuseppina Cuccia); Motra jonë(Tommasina Guarino – Cillufo); 
Në prozëËndrra e Nilësës ( Antonio Bellushi).

Go to TOP