Hoti takon nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi: Koordinimi ndërshqiptar prioritet për LDK-në

Ish-Kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.

Hoti theksoi rëndësinë e koordinimit ndërshqiptar dhe rolin kyç të LDK-së në këtë proces, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e z. Camaj si një zë i fuqishëm i shqiptarëve në Mal të Zi dhe për mbështetjen e tij ndaj orientimit euroatlantik të vendit. /Kosova.info/


Go to TOP