Hoti: Solidarizohemi me popullin mik të Turqisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave nga sulmi i sotëm në Stamboll.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se solidarizohemi me popullin e Turqisë.
Deputeti i LDK-së, ka theksuar se aktet e tilla të shëmtuara duhet të ndalen dhe ata që qëndrojnë prapa tyre duhet të marrin dënimin e merituar.

Postimi i plotë:

Ngushëllime familjeve të viktimave nga sulmi i sotëm terrorist në Stamboll. Akte të tilla të shëmtuara duhet të ndalen dhe ata që qëndrojnë prapa tyre duhet të marrin dënimin e merituar.

Solidarizohemi me popullin mik të Turqisë në dënimin e sulmit dhe lutemi me ta për familjet e viktimave.

Go to TOP