Hoti: S’është hera e parë që Bislimi s’raporton në Komisione, për keqardhje degradimi i dialogut
Deputeti i Lidhjes Demokratike, të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për mungesë të raportimeve në Komisione të Kuvendit.
Hoti ka theksuar se “Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues. Nuk është mund t’i iket kësaj përgjegjësie”.
Hoti po ashtu e kritikoi Bislimin në lidhje me dialogun me Serbinë, duke thënë se ai ka degraduar nga takimet në Uashington e Bruksel, për “marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në dialog nëpër “nëpër hotele të plazheve, në Bratisllavë e në Ohër për marrëveshje të ndërmjetme që e lënë problemin hapur për dhjetë vitet e ardhshme”.
Për mungesën e raportimit në Komision, këshilltari i Besnik Bislimi, tha se ai ka munguar për shkak të mungesës së kuorumit dhe jo për t’i ikur përgjegjësisë.
