Banka e Kanadasë rrit normat e interesit në nivelin më të lartë në mbi dy dekada
Banka e Kanadasë këtë të mërkurë ka ngritur normat e interesit për 4.45 përqind.
Kjo përbën ngritjen më të madhe prej 22 vjetësh. Analistët menjëherë kanë parashikuar një rritje tjetër në muajin në vijim në përpjekje për të ulur shkallën e lartë të inflacionit.
Banka qendrore ishte në pritje që nga janari për të vlerësuar ndikimin e rritjeve të mëparshme pasi rriti kostot e huamarrjes tetë herë që nga marsi 2022 që përbënte nivelin më të lartë në 15 vjet, e që gjithashtu ishte cikli më shtrëngues në historinë e bankës.
Shpenzimet e konsumit befasisht të forta, një rikthim në kërkesën për shërbime, rritja në aktivitetin e banesave dhe një treg i shtrënguar i punës tregojnë se kërkesa e tepërt në ekonomi është më këmbëngulëse sesa pritej, thuhet në deklaratën e Bankës Qendrore të Kanadasë.