Hoti i prerë: Asnjë marrëveshje me ata që synojnë shkatërrimin e LDK-së
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj zërave për marrëveshje të mundshme politike që bien ndesh me vullnetin e elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një postim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Hoti është shprehur qartë:
“JO! LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet. Nuk mund askush të flasë për vullnetin e elektoratit tonë.”
Ai ka theksuar se nuk do të ketë dhe nuk duhet të ketë kurrfarë marrëveshjeje me subjekte apo individë që, sipas tij, kanë për qëllim dobësimin apo shkatërrimin e LDK-së dhe të vetë vendit.
“Nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërrimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit,” ka deklaruar Hoti.
Deklarata e tij vjen në një moment të ndjeshëm për skenën politike kosovare, ku diskutimet për koalicione parazgjedhore dhe bashkëpunime të mundshme janë intensifikuar. Në fund të reagimit, Hoti përmbylli me një mesazh të qartë dhe emocional:
“Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”. /Kosova.info/
