Hoti: Haxhi Thaçi do të kujtohet si një burrë i fortë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në një reagim, Hoti e ka kujtuar të ndjerin si një njeri të fortë, i cili ka kaluar nëpër shumë sfida të vështira në jetën e tij si prind.

“Do të kujtohet si një burrë i fortë që ka kaluar nëpër shumë situata të vështira për një prind. Ngushëllime të sinqerta familjes Thaçi, miqve dhe dashamirëve për këtë humbje. Ta kujtoni përherë!” – ka shkruar Hoti. /Kosova.info/


Go to TOP