Nesër varroset babai i Hashim Thaçit
Nesër do të varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.
Njoftimi u bë nga Komuna e Skënderajt.
Ceremonia e varrimit do të mbahet me fillim nga ora 15:00.
Tutje është publikuar edhe agjenda e plotë e aktiviteteve nën patronazhin e kryetarit Fadil Nura.
“Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skënderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi”, thuhet në njoftim.
Ende nuk dihet nëse Haga do ta lejojë Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. /Kosova.info/
