Hopus tregon se e ka kryer kimioterapinë
Mark Hoppus i bendit Blink-182 e ka përfunduar trajtimin e tij me kimioterapi, sipas mesazheve mes tij dhe ish-anëtarit të bendit të lartpërmendur, Tom DeLonge.
Në qershor Hoppus kishte thënë që është diagnostikuar me kancer të stadit të katërt, specifikisht me limfomë.
“S’ka më [trajtime] të planifikuara. Doktori tha që mund ta heq portin”, i është përgjigjur Hoppus mikut të tij.
“Po ma merr mendja që ai po mendon që kimioterapia e ka kryer punën dhe se e kam kryer, por po ashtu nëse kimioterapia nuk ka funksionuar atëherë do ta marrim një tjetër trajtim?”.
