Falcao përfundon te Vallecano

Ylli kolumbian, Radamel Falcao, është transferuar te klubi spanjoll, Rayo Vallecano.

Ish-lojtari i Manchester United-it e Chelsea-s e përfundoi kontratën me Galatasaray-n me pëlqim të dyanshëm.

35 vjeçari është përfolur që një kohë që do të kthehet të luajë në Spanjë ku më parë kishte luajtur për Atletico Madridin.

Lajmin për transferimin e tij e ka konfirmuar edhe Vallecano i sapokthyer në La Liga, përmes një njoftimi në mediat sociale.

Go to TOP