Holandë-Angli, 592 euro bileta më e lirë

Holandë-Angli është gjysmëfinalja e dytë e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

‘Tulipanët’ dhe ‘Tre Luanët’ do të sprovojnë forcat të mërkurën mbrëma në “Signal Iduna Park”, në një sfidë ku interesimi nga tifozët është tejet i madh.

Sipas tabloidëve britanikë çmimi i biletës më të lirë për ndeshjen e Holandë-Angli kap shifrën e 500 stërlina (592 euro).

Fakti se Holanda është ekipi pritës do të ndikojë edhe në prezencën e tifozëve në fushë (pritet një raport 60-40) pasi “tulipanët” do të kenë mundësi që të akomodohen në sektorin, i cili njihet si “Muri i verdhë”.

Go to TOP