29 vjeçarja vdiq pasi ra në kontakt me rrymën

Një 29-vjeçare ka vdekur pasi ra në kontakt me rrymën.

Ngjarja tragjike ndodhi sot në Vlorë, në rrogën “10 korriku” në oborrin e banesës së viktimës.

“Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP