Haziri: Gjilani ka nisur rrugën e rikthimit të madh të LDK-së
Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari degës për Gjilan, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për pjesëmarrjen e tyre në fushatën elektorale duke theksuar se procesi i rikthimit të madh të LDK-së tashmë ka nisur.
“Jemi krenarë që së bashku në Gjilan kemi filluar rrugën tonë për rikthimin e madh të LDK-së. Ky është veç fillimi dhe na pret shumë punë e angazhim deri në vjeshtë për t’i dhënë Gjilanit formë, besim, shpresë e dashni,” tha Haziri.
Ai shtoi se pret me padurim publikimin e listës së deputetëve që do të përfaqësojnë partinë në zgjedhjet e ardhshme, duke u zotuar se do të punojnë për të shpërblyer besimin e qytetarëve.
“Asgjë nuk ndryshon tek ne sepse Gjilanin e duam pa kushte,” përfundoi Haziri, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj qytetit.
