Haxhiu thotë se janë gjetur tre trupa të personave të zhdukur nga lufta

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ekspertë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë.

Sipas saj, pas pranimit të rezultateve të ADN, trupat do t’iu dorëzohen familjarëve.

“Falënderoj ekipin për angazhimin. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Go to TOP