Haxhiu: Qeveria e Kosovës ka prioritet luftimin e krimit transnacional

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga partia asamblistin, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge.

Për këtë vendim të strukturave partiake ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. “Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të japin dënimet maksimale!. Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje”, ka shkruar Haxhiu në ‘Facebook”.

Sipas saj Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i mandatit e ka pasur prioritet luftimin e krimit transnacional dhe në këtë drejtim deri tani përmes bashkëpunimit juridik, shumë trafikant i kemi sjellë para drejtësisë.

“Për personat e arrestuar në Shqipëri dhe për secilin rast tjetër, do të bashkëpunojmë dhe do t’i adresojmë të gjitha kërkesat e institucioneve të drejtësisë” ka shkruar Haxhiu në “Facebook’. /Kosova.info/

Go to TOP