Haxhiu ngarkon komisionin t’i shqyrtojë amendamentet e Osmanit

Anëtari i Komisionit për Legjislacion nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se janë ngarkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që t’i shqyrtojnë amendamentet e propozuara nga presidentja Osmani.

Sipas Rrustemit, miratimi i këtyre amendamenteve eliminon “ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve”.

“Në përkrahje të këtyre amendamenteve, me këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre”, ka shkruar ai në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP