Haxhiu: I jemi drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për procedurën e zgjedhjes së presidentit
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se i janë drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Haxhiu njoftoi se përmes kësaj kërkese kanë kërkuar gjithashtu që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit përfundimtar.
Sipas saj, ky hap është ndërmarrë për të sqaruar situatën juridike rreth procedurës së zgjedhjes së presidentit dhe për të shmangur paqartësitë institucionale.
Deputetja bëri të ditur se lidhur me këtë kërkesë e ka njoftuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. /Kosova.info/
