Haxha demanton Qeverinë: Antenat në veri janë vendosur në vitin 2010-të

Lajmi që Qeveria do ta ndihmoj Telekomin me 1 milion euro , për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës, ka nxitur reagimin e ish Krye-shefit të Telekomit Shyqri Haxha. Tërë këtë ai e ka quajtur një manipulim nga Qeverisë së Kosovës, pasi sipas tij infrastruktura në Veri të Kosovës ekziston edhe sot qysh nga koha kur ai ishte në krye të Telekomit. “Prandaj manipulimi nuk mund ti mbuloi faktet as sukseset dhe as dështimet”, ka shkruar Haxha në llogarinë e tij “Facebook”.

“Për hir të vërtetës dhe konsumatorëve të Telekomit dhe qytetarëve te Kosovës, u nxita nga lajmet se kinse tash në vitin 2022 po shtrihet rrjeti i Telekomit në Veri të Kosovës dhe kinse Qeveria po investon 1 milion euro për infrastrukture të Valës në Veri të Kosovës. Kur isha unë Krye-shef Ekzekutiv, fillimisht në Qershor 2009, kisha kërkuar nga ARKEP të heq të gjitha antenat e MTS dhe Mobitel të Serbisë edhe në Veri edhe ne Komunat me shumicë Serbe. Prandaj me 26 Prill 2010, atë ditë kemi largua antenat e operatorëve ilegal Serb në pjesën veriore te Kosovës, bile atë dite me patën vizituar këta oficer të KFOR-i Francez. Dhe kemi vendos antenat e VALA-se në Veri të Kosovës. Antenat dhe pajisjet përcjellëse te telefonisë Serbe të demoluara janë vendosur edhe sot gjinden ne Qendrën Transite Postare QTP ne Fushë Kosove secili mundet ti vizitoi aty i keni. Ende janë po në të njëjtën gjendje qysh kur Ne i kemi vendos në QTP!
Po atë vit themelova Drejtorinë për Komunitete ne kuadër te PTK-së dhe Drejtor ishte Sllobodan Petrovic, ish nënkryetari i Kuvendit te Kosovës nga partia liberale Serbe, jo nga Lista Serbe. Pra vendosem infrastrukturën e Vala dhe në cilësinë e drejtorit të PTK-se kemi vendos ligjshmërinë e telekomunikacionit në Veri të Kosovës. Kjo infrastrukturë ekziston edhe sot qysh nga koha jonë. Prandaj manipulimi nuk mund ti mbuloi fakte as sukseset dhe as dështimet.

Deri me tash kjo qeveri ka investuar pothuaj mbi 20 milion dhe janë larguar nga puna mbi 400 punonjës. Cili na qenka suksesi dhe mashtrimet e kësaj qeverie. Kure gjatë kohës sime kemi jap 400milion dividendë dhe kemi punësuar mbi 1200 punëtor. Prandaj telekomit i duhen njerëz qe dinë ta ri-kthejnë ne suksese, e jo manipulime politike e mohim te se kaluarës”, ka shkruar Haxha.

Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dje gjatë vizitës në Telekom kishte deklaruar se Qeveria se do të ndihmojnë Telekom-in me 1 milion euro për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës. Ajo ka theksuar se një gjë e tillë po planifikohet për javëve në vijim, ndërkohë që theksoi se Telekom-i është duke u këndellur.

“Për periudhën e menjëhershme jemi duke shikuar mundësitë që të ndihmojmë Telekom-in për të përballuar investimet kapitale për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës. Në vlerë prej rreth 1 milion euro, kjo është diçka që do të tentojmë të bëjmë brenda javëve në vijim”, ka deklaruar Rizvanolli.

Go to TOP