Hasani takon VanHorn-in: Avancim i lidhjes unike Shqipëri-ShBA

Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u takua sot me të Ngarkuarën me Punë të ShBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

“Mezi presim avancimin dhe thellimin e përbashkët të lidhjes unike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ministri Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa Ambasada e ShBA-së në Tiranë, përmes një postimi në “Facebook”, bëri të ditur se Hasani dhe VanHorn u takuan për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

“VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së ShBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, citohet postimi i Ambasadës. /Kosova.info/


Go to TOP