Haradinaj: Kujtojmë veprën titanike të Albright për Kosovën e lirë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar mikën e Kosovës, Madeleine Albright, në trevjetorin e vdekjes.
Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se për aq sa të ketë Kosovë, e që do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe ish-sekretarja e Shtetit, Albright.
“Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur. Për aq sa të ketë Kosovë, e që do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Albright, për të na kujtuar që historia e Kosovës së lirë fillon me USA dhe shtetësia e Kosovës mbetet me USA”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Kosova.info/
