Haradinaj: Kam një listë prej 50 dështimeve të kësaj qeverie

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka identifikuar 50 dështime të qeverisë Kurti, deri më tani.

Sipas Haradinajt këto janë 10 nga to që i ka parë si më të rëndësishme.

“Unë kam një listë prej 50 dështimeve të kësaj qeverie, që i kemi identifikuar, 10 i kam nda që ti lexoj më shpejt:

1- dështimi në vaksinim, është dështim se hala qytetari nuk merr vaksinë të blemë

2- Situata me pandeminë që është e rëndë, masat ad-hock, si janë sjellë këto me masat, orë policore, hjeke, bone atë, është njëfarë kaotizmi.

3-Nepotizmi

4- Diskursi, ose kursi në dialog, i dhanë argumente e nxjerrën Serbinë të pafajshme për mosarritjen e një marrëveshje, pra ja lanë fajin Kosovës pse s’po arrihet marrëveshja Kosovë- Serbi.

5-Ishte kjo qe e pamë e zëvendëskryeministrit me një zyrtarë me një me të vogël serb, lej tjerat por ai ishte me i vogël me gradë, i zyrës për diçka.

6- Zbulime epokal i Kurtit për një asociacion gjeografik, ju e dini rreziqet që i sjellë

7-Kapja e Bordeve.

8- Punësimet Familjare.

9- Për mua kulmi i hipokrizisë së kësaj qeverie në luftë kundër korrupsionit, është situata me Nexhat Krasniqin të cilin nuk e njoh dhe nuk e dijë çka është puna e tij, por e di një fakt që tre ministra të sotëm të Kurtit, Albulena Haxhiu që është ministre e drejtësisë që supozohet me ia mbajtë anën të drejtës, i ka shti veshët ku s’duhet,  dhe kurrë gojën se qelë në pyetjet që i bon një ish-kryeministër për një njëri që ajo e ka akuzu, pra mu um kanë akuzu që mbajë në qeveri krye-kriminelin, babën e tenderëvev, hajnin më të madh të Kosovës, Nexhat Krasniqin. Po kështu me ka akuzuar në parlament edhe ministri i sotëm i rendit, pra ai që na runë neve, vendin publik, dhe me ka akuzu ministri i transportit për të cilin Nexhati nënshkruan tenderë sot, dhe kemi situatën e 40 tenderëve pa ofertë, një burimore, konfidenciale, të fshehta”, tha Haradinaj në Politiko, në Kanal10.

Go to TOP