​Llapi ndahet nga Bytyqi pas përfundimit të kontratës

Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar opinionin publik se ka përfunduar bashkëpunimin me mbrojtësin e majtë Arbër Bytyqi, pas skadimit të kontratës së tij me përfundimin e edicionit 2025/26.

Bytyqi iu bashkua skuadrës bardhekaltër në janar të vitit 2023, pasi u transferua nga Tirana, dhe gjatë tri viteve e gjysmë ai u shndërrua në një ndër lojtarët kyç të ekipit.

Gjatë qëndrimit të tij te Llapi, mbrojtësi regjistroi 79 paraqitje zyrtare, duke kontribuar me 2 gola dhe 9 asistime. Me performancat e tij, ai ishte pjesë e shumë momenteve të rëndësishme të klubit, duke lënë gjurmë të dukshme në sukseset dhe rrugëtimin e skuadrës.

Klubi e ka falënderuar publikisht lojtarin për kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shëndet, suksese dhe arritje të reja në vazhdim të karrierës së tij profesionale.

Go to TOP