Qeveria e Kosovës miraton disa vendime në mbledhje elektronike

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike.

Përmes njoftimit zyrtar bëhet e ditur se në këtë mbledhje qeveria ka miratuar disa vendime, siç janë:

– Miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, në këtë përbërje:

1. Rrezarta Korbaj, kryesuese;

2. Kimete Zekaj, anëtare;

3. Vlora Prenaj, anëtare;

4. Samir Lleshi, anëtar;

5. Fadil Sallteku, anëtar;

6. Kosovare Demi – Rama, anëtare;

7. Altin Sahiti, anëtar.

– Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 122,000.00 euro (njëqind e njëzet e dy mijë euro), për financimin e projekteve kapitale “Renovimi i objektit të Qendrës së Panairit në Bërnicë” dhe “Regjistri për Pronarët Përfitues”.

– Miratuar vendimin për autorizimin e pagesës në shumën prej 154,000 euro (njëqind e pesëdhjetë e katër mijë euro), për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. /Kosova.info/

Go to TOP