Haradinaj: Historitë rrëqethëse e secilit, dëshmi të agresionit serb

Në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se krimet makabre serbe në Kosovë rënduan mbi çdo kënd dhe çdo gjë.

Në një postim në ‘Facebook’ Haradinaj tha se mbi këtë plagë të rëndë mijëra jetë të rrënuara, por gjithashtu mijëra jetë të mbijetuara.

“Krimet makabre serbe në Kosovë rënduan mbi çdo kënd dhe çdo gjë. 14 Prilli shënon Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë. Mijëra jetë të rrënuara, por gjithashtu mijëra jetë të mbijetuara mbi këtë plagë të rëndë. Historitë rrëqethëse të gjithsecilit janë dëshmi të agresionit për të cilin Serbia duhet të dënohet në çdo instance”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/


Go to TOP