Haradinaj e quajti Kurtin produkt të luftës hibride, VV në Pejë i kërkon bashkëpunim AAK’së për balotazh

Lëvizja Vetëvendosje, gjegjësisht kandidati i këtij subjekti për Pejën Taulant Kelmendi, i ka dërguar një ofertë zyrtare për bashkëpunim, Ali Berishës së AAK-së.

Kjo u bë e ditur nga vet Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook.

“Qyteti ynë meriton një qeverisje të përgjegjshme, me integritet dhe në shërbim të qytetarëve”, shkroi Kelmendi.

Në balotazhin e 9 nëntorit, në garë për të parin e Pejës janë kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së Gazmend Muhaxheri dhe Taulant Kelmendi nga Vetëvendosje.

Go to TOP