Hapet thirrja për bursa në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për bursa për vitin akademik 2024/’25 në nivelet master, doktoratë dhe për studentët me nevoja të veçanta.

Studentët e masterit duhet të jenë të rregullt, pa vit të përsëritur, me të dy semestrat e vitit akademik 2024/’25 të regjistruar, me të gjitha provimet e vitit 2023/’24 të dhëna në afatin e shtatorit dhe me notë mesatare jo më të ulët se 9.

Për bursat e doktoratës, kandidatët duhet të jenë studentë të rregullt të UP-së, të regjistruar në këtë nivel studimesh në vitin 2023/’24 ose 2024/’25 dhe të kenë të regjistruar semestrin veror të vitit të kaluar akademik. Edhe studentët me nevoja të veçanta duhet të jenë studentë të rregullt, t’u përkasin kategorive përkatëse dhe të kenë regjistruar dy semestrat e vitit 2023/’24.

Bursa për studentët e doktoratës është 800 euro, për ata të masterit 700 euro, ndërsa mbështetja financiare për personat me nevoja të veçanta është 500 euro.

Aplikimi bëhet përmes vegëzës sems.uni-pr.edu nga e hëna, më 10 nëntor 2025 prej orës 10:00, deri më 17 nëntor 2025 në orën 16:00.

Detajet e konkurseve dhe dokumentet që nevojiten për aplikim, mund t’i gjeni në këto vegëza:

Konkursi për bursat master të vitit 2024/’25

Konkursi për bursat e doktoratës të vitit 2024/’25

Konkursi për mbështetjen financiare të studentëve me nevoja të veçanta për vitin 2024/’25


Go to TOP