Hapet kufiri në Bllacë
Është hapur vendkalimi kufitar me Maqedoninë e Veriut në Bllacë.
Kufiri është hapur që nga ora 17:20, ndërkaq për automjetet e rënda ende vlen ndalesa, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Rruga që çon drejt kufirit me Kosovën qëndroi e mbyllur për rreth dy orë për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, ndërsa komunikacioni në aksin rrugor Shkup – Bllacë qëndroi i ndërprerë në të dy drejtimet.
