Rama apelon për kujdes ndaj zjarreve: Rritet rreziku nga temperaturat e larta
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një thirrje publike për kujdes të shtuar nga qytetarët, pas rritjes së ndjeshme të temperaturave ditëve të fundit, të cilat kanë rritur edhe rrezikun nga zjarret në zona të hapura dhe të banuara.
Rama thekson rëndësinë e përgjegjësisë individuale në parandalimin e situatave të rrezikshme dhe bën apel që të shmanget në çdo formë ndezja e zjarreve në natyrë. Ai gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë në numrin emergjent 193.
“Një falënderim i veçantë për zjarrfikësit e kryeqytetit dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet që janë në dispozicion 24/7 – me përkushtim, guxim dhe profesionalizëm. Kryeqyteti është më i sigurt falë jush”, ka shkruar Rama. /Kosova.info/
