Presidenti i Besiktasit mohon zërat për Salah: S’kemi asnjë marrëveshje
Presidenti i Besiktasit, Serdar Adali, ka hedhur poshtë kategorikisht spekulimet që e lidhnin Mohamed Salah me një transferim te klubi turk.
Në një deklaratë publike, Adali theksoi se nuk ekziston asnjë marrëveshje mes Besiktasit dhe yllit egjiptian, pavarësisht raportimeve që kanë qarkulluar së fundmi në media.
“Nuk kemi asnjë marrëveshje me Mohamed Salah. E di që të gjithë po flasin për këtë, por thjesht nuk është e vërtetë”, u shpreh presidenti i klubit.
Adali reagoi edhe ndaj lajmeve të publikuara nga gazetari turk Yagiz Sabunkoglu, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
“Ajo që shkroi Yagiz Sabunkoglu për transferimin e mundshëm të lojtarit është një trillim i pabazë”, deklaroi ai.
Me këtë reagim, drejtuesi i Besiktasit synon t’i japë fund spekulimeve që kanë lidhur së fundmi Mohamed Salahun me një kalim të mundshëm në Superligën turke.
