Hapen mbi 7 mijë biznese të reja

Numër i madh i bizneseve të reja po vazhdojnë vit pas viti të hapen në Kosovë.

Vetëm sivjet, deri më 26 korrik, sipas Administratës Tatimore të Kosovës janë hapur 7 mijë e 301 biznese, ndërsa janë mbyllur 5.

Ndërsa, nga Dhoma Tregtisë dhe Industrisë i thanë RTK-së se deri në këtë datë në Kosovë kanë qenë të regjistruara 128 mijë e 177 biznese.

Sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, numri më i madh i bizneseve që po hapen merren me shërbime e tregti, ndërtimtari e tekstil.

Shahini ka treguar edhe cilat janë arsyet që po i çojnë bizneset drejt falimentimit.

“Arsyet pse mbyllen këto biznese janë nga më të ndryshmet, siç është mungesa financiare, humbja e fuqisë në treg kundrejt konkurrencës”, tha Shahini.

Biznese që u është vënë dryni sivjet hasen edhe në Prishtinë. Njeri ndër ta është mbyllur gjatë këtij viti. Më parë në të shiteshin këpucë. Ndërsa, arsyet e mbylljes nuk dihen.

Në ekzistencën e shumë bizneseve në Kosovë, rol të rëndësishëm thuhet se luajnë edhe bashkatdhetarët.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, sivjet numri më i madh i bizneseve të regjistruara i takojnë tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Go to TOP