Hamza premton sigurime shëndetësore e barna esenciale falas
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar se një nga prioritetet e tij do të jetë funksionalizimi i Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë.
Hamza ka theksuar angazhimin për të siguruar barnat esenciale falas për pacientët me sëmundje kronike dhe ata të prekur nga kanceri. Sipas tij, asnjë familje nuk do të jetë më në pozita të zgjedhjes midis shëndetit të fëmijëve dhe shpenzimeve të shtëpisë.
“Do t’i funksionalizojmë Sigurimet Shëndetësore dhe do ta dyfishojmë buxhetin për barnat esenciale, të cilat do t’i sigurojmë krejtësisht falas për të prekurit nga kanceri dhe ata me sëmundje kronike,” ka thënë Hamza, duke shtuar se një politikë e tillë do të lehtësojë ndjeshëm ngarkesën e qytetarëve të Kosovës.
