Hamza pas takimit me ambasadorin turk: Angazhohemi për raporte të qëndrueshme me aleatët e Kosovës
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim të vlerësuar si shumë konstruktiv me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Në këtë bisedë, Hamza ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Turqisë duke e konsideruar respektin dhe partneritetin si themele të këtij raporti strategjik ndërmjet dy vendeve.
Hamza u shpreh se do të angazhohet personalisht për të ndërtuar dhe forcuar raporte të qëndrueshme, transparente dhe të mbështetura në besim të ndërsjellë me të gjitha shtetet aleate të Kosovës.
Ai theksoi se aleancat ndërkombëtare janë shtylla e zhvillimit, sigurisë dhe konsolidimit të pozitës së Kosovës në arenën globale. /Kosova.info/
