Hamiti kritikon Kurtin: Pranoi më shumë se Asociacion, Kosova duhet të dalë nga kurthi i tij

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me procesin e dialogut me Serbia dhe marrëveshjet e arritura në këtë proces.

Përmes një reagimi publik, Hamiti tha se Kurti, të cilin e quajti “sovranist”, në emër të Kosovo është zotuar për “vetëmenaxhim” për komunitetin serb, që sipas tij nënkupton autonomi politike-territoriale për serbët.

Sipas Hamitit, kjo përbën marrëveshjen më të dëmshme për Kosovën në historinë e dialogut me Serbinë. Ai theksoi se Kurti ka pranuar më shumë sesa Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të cilin, sipas tij, e kishte kundërshtuar fuqishëm sa ishte në opozitë.

“Albin Kurti pranoi më shumë se Asociacion, që kur ishte në opozitë e kundërshtonte. Kosova duhet të dalë prej kurthit të Kurtit”, ka deklaruar Hamiti. /Kosova.info/


Go to TOP