Haliti: Sllatina në mbështetje masive për LDK-në
Në një tubim entuziast me banorët e Sllatinës së Epërme dhe të Poshtme, Sokol Haliti, bashkë me Visar Azemin, Paris Gurin dhe kandidatët e tjerë për deputetë të LDK-së, përçuan mesazhin e unitetit dhe vizionit për një të ardhme më të mirë.
Gjatë takimit, u diskutua mbi drejtësinë, zhvillimin ekonomik dhe mundësitë që presin qytetarët. Haliti falënderoi banorët për mbështetjen masive ndaj LDK-së, duke theksuar rëndësinë e fuqisë intelektuale dhe përkushtimit për të sjellë ndryshime pozitive.
“Bashkë, ndryshimi është i mundur,” u shpreh ai duke i motivuar të pranishmit për zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/
