Haki Abazi sot do ta dridh Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti!

Deputeti i Vetëvendosjes Haki Abazi, rreth orës 10:00 të ditës së sotme do të mbajë konferencë për media.

Konferenca është thirrur nga vetë Abazi, i cili ka njoftuar se me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është iniciuar shkarkimi i tij nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë.

Dputeti Abazi ka paralajmëruar një konferencë për shtyp ku do të flas në lidhje me çështjen në fjalë.

Ai ka paralajmëruar se do të diskutojë edhe për ato që i quan si “audio/video” inçizime dhe skandale tjera.

Sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbulojë këto audio/video inçizime me urdhrin e dhënë për shkarkimin e tij.

Go to TOP