Haki Abazi e goditi mjeshtërisht fytyrën mashtruese të Baton Haxhiut!

Shkruan: Idriz MORINA

Një debat i iniciuar nga Baton Haxhiu, i cili të gjithë historinë 30 vjeçare të Kosovës, në esencë e kthen në riveshje të historisë, duke pasur qëllim përfundimtar heroizimin e Hashim Thaçit, dhe shpalljen e tij apriori të pafajshëm, pa e pritur mbylljen e procesit gjyqësor në Gjykatën speciale në Hagë, ku po dëshmojnë me dhjetëra dëshmitarë e viktima të dhunës shqiptare, vetëm pse ishin mbështetës të Rugovës.

Madje duke e përmbysur të vërtetën historike se kinse Thaçi &Co, nuk e kanë luftuar LDK-në dhe s’kanë provu me shkatërruar. Dhe duke e akuzuar vetëm Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, për zgjedhjet e fundit (2021) dhe jo si një goditje që ishte për bashkëpunimin dhe dëmet e përbashkëta që ia sollën vendit me marrëveshjet e dëmshme, 2013-2015, edhe pse Marrëveshja e Isa Mustafës në Bruksel (ironikisht), u korrigjua nga Gjykata Kushtetuese, por jo marrëveshjet e bëra në Bruksel nga Thaçi e Kurti me përmbylljen e marrëveshjes në Ohër, nga ky i fundit.

“Hashim Thaçi ka shku te varreza e Rugovës, por nuk ka tentuar shkatërrimin e LDK-së, ka pasur përplasje, por nuk ka tentuar ta shkatërrojë. Albin Kurti është politikani e ka sjellur LDK-në në pikën më të ulët të saj”, ka thënë Haxhiu.

Haki Abazi, ishte lucid duke iu kundërvënë qartësisht gjysmë të vërtetave të Haxhiut.

“Me thanë Thaçi nuk ka tentu me shkatërru LDK-në, e me qenë t’u u gjyku për vrasjen e aktivistëve të LDK-së. Është pak sa kalim lehtësisht nëpër emra të njerëzve të LDK-së që janë goditur pamëshirshëm në një kohë”.

“LDK-ja është goditur si lëvizje politike, për me mujt me kriju hapësirë për me marrë pushtetin partitë e tjera”, ka thënë Abazi në T7, si transmeton Express.

Abazi ia doli ta mund qartësisht Haxhiun, dhe po ashtu edhe moderatorin e emisionit, Kërçukun, që u mundua ta ngufasë me çdo kusht të vërtetën, krimet makabre të vrasjeve politike ndaj zyrtarëve të LDK-së, për ta marrë pushtetin, kryesisht PDK-ja.

Go to TOP