“Hajnitë e juaja na kanë stagnu”; “Je në zor me e mbrojt qeverinë”: Çitaku e Gjonovci replikojnë ashpër
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjonovci, është përfshirë në një debat ta ashpër me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku.
Kjo e fundit në profilin e saj në “Facebook”, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke pyetur se për kënd po punon.
Pyetjet që ajo i ka shtuar, duket se nuk i kanë pëlqyer Gjinovcit, i cili njihet si mbështes i Qeverisë Kurti.
Duke komentuar në statusin e Çitakut, Gjonovci ka shkruar se qeveritë e PDK-së e kanë stagnuar vendin.
“Jo e dashtun nuk jeton kërkush ma mirë se hajnitë e kohës tjuj na kanë stagnu si shoqni, kena shllajfitë nven qe sa vjet. E tash kta qe kane ardhe ne pushtet spo dijne me bo sen, nzor jena prej juve, nqafe na keni marrë”, ka komentuar ai.
Çitaku ia ka kthyer duke i thënë Gjinovcit se është në zor të madh për ta mbrojtur Qeverinë.
“Chill Rron. Në zor je me e mbrojtë këtë qeveri. Tash dolën në skenë hajnat e vojit, e miellit, e rrymës. Të kanë hutu pak, e po shpresoj të kanë zhgëny më shumë. Kërkush nuk jeton ma mirë në Kosovë sot. E hajnat e matrapazat jetojnë mirë në çdo kohë. Vete Nagipin, Martinin e Ridin”, ka shkruar Çitaku.
Ndërsa, Gjinovci zyrtares së PDK-së ia ka përmendur ish-shefin e Grupit Parlamenat të PDK-së, Adem Grabovcin.
“Une si njoh keta qe po i permend ti, po ti vete Adem Grabovcin e kallxom mu masanej”, ka kometuar Gjinovci.

