Hajdari: Nuk shkel ligjin për rezervën shtetërore

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në pyetjen për skadimin e mandatit të Komisionit Parlamentar për Rezerva Shtetërore pa kryer ndonjë hetim për rastin, ka thënë se ajo është e dedikuar të mbroj ligjin.

“Ne si minsitri jemi të hapur për çdo informacion të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi për rezervën shtetërore dhe për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Jam e dedikuar të mbroj ligjin dhe nuk do të shkel në asnjë moment ligjin për rezervën shtetërore dhe mbrojtjen e informacionit të klasikuar”, ka thënë Hajdari.

Hajdari këtë deklaratë e ka dhënë në konferencën lansuese të tri thirrjeve publike nga MINT.

“Nëse Ministria merr pyetje që shkelin privatësinë ose konfidencialitetin e rezervës shtetërore që është një nga shtyllat më të brishta të shtetit tonë, ne jemi të dedikuar të mbrojmë Republikën tonë dhe ligjet tona”, ka deklaruar ministrja.

Ditë më parë Instituti Demokratik i Kosovës kishte reaguar, duke e quajtur mbledhjen e fundit të Komisionit hetimor si të jashtëligjshme, kjo sepse mandati i këtij komisioni ka përfunduar me 21 mars të këtij viti, pasi kanë kaluar 6 muaj nga data e themelimit të tij nga Kuvendi me 21 shtator 2023. Tutje ata e kishin cilësuar komisionin me mandat të përfunduar, ende pa filluar hetimin.

Go to TOP