Guvernatori Ismaili takon Drejtoren Ekzekutive të Konstituencës së Bankës Botërore, znj. Nathalie Francken
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i
shoqëruar nga Anëtarja Joekzekutive e Bordit, znj. Latifi-Jashari, zhvilloi takim me znj. Nathalie Francken, Drejtore Ekzekutive në Grupin e Bankës Botërore, në kuadër të Takimeve
Pranverore 2026 në Washington DC, shkruan Kosova.info.
Në këtë takim të përbashkët me Ministrin Murati, të mbajtur në formatin e BB-së, u
diskutuan zhvillimet në sektorin financiar, me theks të veçantë në avancimin e
gjithëpërfshirjes financiare dhe rritjen e qasjes në financa për qytetarët dhe bizneset, përmes
projekteve për modernizimin e sistemit të pagesave. Guvernatori Ismaili prezantoi aktivitetet
e ndërmarra nga BQK në këtë drejtim, duke përfshirë nismat për edukim financiar,
digjitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e transparencës në tregun financiar.
Po ashtu, u vlerësua lart bashkëpunimi i deritanishëm në kuadër të projekteve të sektorit
financiar, përfshirë projektin për integrimin e Kosovës në SEPA (Zona e Pagesave në Euro)
dhe zhvillimin e sistemit të pagesave të shpejta TIPS Clone. Gjithashtu, u mirëprit
nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare me Bankën Botërore në fushën e sektorit
financiar.
Guvernatori Ismaili falënderoi znj. Francken për mbështetjen profesionale që ekspertët e
Bankës Botërore i kanë ofruar BQK së në avancimin e reformave strategjike dhe në forcimin
e kapaciteteve institucionale.
BQK mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për të
avancuar zhvillimin financiar dhe për të forcuar kapacitetet institucionale në funksion të
stabilitetit financiar dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
