Guerot: Bllokimi i Kuvendit po e dëmton Kosovën
Ambasadorë të vendeve perëndimore të akredituar në Kosovë morën pjesë të enjten në seancën konstituive të Kuvendit, duke shprehur shqetësimin e tyre për ngërçin politik që po e pengon formimin e institucioneve.
Në mesin e tyre ishte edhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, i cili në një postim në platformën “X” ka thënë se bllokimi aktual po e dëmton Kosovën.
“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën”, ka shkruar Guerot, duke i bërë thirrje politikanëve që të shfrytëzojnë plotësisht orët e mbetura para përfundimit të afatit kushtetues. /Kosova.info/
Together with other Ambassadors I attended today's session of the Assembly. The current deadlock is harming #Kosovo. I encourage ==all== politicians to fully use the few hours remaining before the Constitutional Court's deadline ends tomorrow pic.twitter.com/Go8czP2jHW
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) July 25, 2025
