Gruda thotë se amendamentet e Osmanit nuk duhet të shqyrtohen

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda, tha se komisioni nuk mund t’i shqyrtojë amendamentet e dërguar nga presidentja Osmani.

Sipas Grudës, i cili vjen nga Partida Demokratike e Kosovës në opozitë, amendamentet janë të vjetra, pra nga viti 2011, dhe se ato nuk mund të sillen nga presidentja.

“Për t’u konsideruar një amendament i vlefshëm, duhet të niset nga fillimi, të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, të vjen nga Gjykata dhe Komisioni të mblidhen brenda shtatë ditëve qysh e kërkon rregullorja, dhe i procedon ato për seancë. Prandaj, ky propozim është i paafatshëm. Amendamentet e bëra para një dekade nuk mund të sillen sot dhe ato nuk mund të sillen nga presidentja”, argumentoi Gruda.

“Nuk ka asgjë të keqe të hapet debat për ndryshime kushtetuese, por kjo nuk mund të bëhet duke e shkelur Kushtetutën”, tha Gruda.

Fillon mbledhja e Komisionit për Legjislacion

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion e ka filluar një mbledhje për t’i shqyrtuar amendamentet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit të Kosovës./Kosova.info/


Go to TOP