Gruaja politike e Fushë Kosovës

Shkruan: Enis REÇICA

Në Fushë Kosovë jetojnë 255 gra më shumë sesa burra, por ato përsëri preferuan të votojnë burrat para grave.

Këtë vit, 10 gra do ta përfaqësojnë popullatën e Fushë Kosovës në Asamblenë Komunale. Numri i tyre është rritur për dy ulëse, krahasuar me mandatin e kaluar. Kjo rritje vjen si pasojë e shtimit të popullsisë, çka ka bërë që numri i përgjithshëm i ulëseve të rritet nga 27 në 31.

Megjithatë, zgjedhjet e 12 tetorit nuk dhanë rezultate të mira për gratë kandidate. Vetëm një grua garoi për postin e kryetares, Vildane Latifi (AAK), e cila mori 251 vota.

Nga kandidatet për Asamble, vetëm dy gra fituan ulësen me votë direkte të qytetarëve:

• 𝐻𝑎𝑠𝑖𝑚𝑒 𝐾𝑜𝑠𝑡𝑎𝑛𝑖𝑐𝑎 (𝐿𝑉), 𝑒 𝑟𝑒𝑛𝑑𝑖𝑡𝑢𝑟 𝑒 10-𝑡𝑎 𝑛𝑒̈ 𝑙𝑖𝑠𝑡𝑒̈𝑛 𝑒 𝑠𝑢𝑏𝑗𝑒𝑘𝑡𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑠𝑎𝑗, 𝑚𝑒 250 𝑣𝑜𝑡𝑎,

• 𝐷𝑎𝑟𝑑𝑎𝑛𝑒 𝑆𝑜𝑔𝑜𝑗𝑒𝑣𝑎 𝑆ℎ𝑎𝑙𝑎 (𝑃𝐷𝐾), 𝑒 6-𝑡𝑎 𝑛𝑒̈ 𝑙𝑖𝑠𝑡𝑒̈, 𝑚𝑒 242 𝑣𝑜𝑡𝑎.

Ndërsa dy kandidate të tjera fituan ulëse si bartëse listash, pra jo me votë të drejtpërdrejtë:

• 𝑀𝑖𝑟𝑙𝑖𝑛𝑑𝑎 𝐾𝑟𝑎𝑠𝑛𝑖𝑞𝑖 (𝐿𝐷𝐾), 𝑠𝑖 𝑏𝑎𝑟𝑡𝑒̈𝑠𝑒 𝑒 𝑙𝑖𝑠𝑡𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑡𝑖𝑠𝑒̈ 𝑠𝑒̈ 𝑠𝑎𝑗, 𝑚𝑜𝑟𝑖 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑠𝑒𝑗 5,798 𝑣𝑜𝑡𝑎,

• 𝑉𝑖𝑙𝑑𝑎𝑛𝑒 𝐿𝑎𝑡𝑖𝑓𝑖 (𝐴𝐴𝐾), 𝑚𝑒 392 𝑣𝑜𝑡𝑎, 𝑠𝑖 𝑏𝑎𝑟𝑡𝑒̈𝑠𝑒 𝑒 𝑙𝑖𝑠𝑡𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑠𝑢𝑏𝑗𝑒𝑘𝑡𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑠𝑎𝑗.

Përveç këtyre katër grave, gjashtë të tjera do të hyjnë në Asamble përmes kuotës gjinore 30%, të garantuar me Ligjin për Barazi Gjinore dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Por mbetet pyetja:

Pse gratë nuk votuan mjaftueshëm që të hynin vet, pa ndihmën e kuotës?

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2024, në Fushë Kosovë jetojnë 32,102 gra dhe vajza, krahasuar me 31,847 burra dhe djem, pra 255 gra më shumë.

Në teori, ky epërsi numerike do të mund të reflektohej edhe në përfaqësim, nëse gratë do të votonin më shumë për kandidatet e gjinisë së tyre. Por ato nuk e bënë këtë – dhe kjo është një çudi shoqërore dhe politike.

Aristoteli, në veprën e tij “Politika”, thotë:

“𝑁𝑗𝑒𝑟𝑖𝑢 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑛𝑎𝑡𝑦𝑟𝑎 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑞𝑒𝑛𝑖𝑒 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘𝑒.”

Edhe gratë, si pjesë e pandashme e shoqërisë, duhet të jenë më aktive politikisht, me qëllim që të marrin më shumë pushtet dhe ndikim publik.

Unë dua të besoj se gratë nuk votojnë më shumë për burra sepse nuk i duan gratë, por sepse janë rritur dhe jetojnë në struktura që u mësojnë të besojnë më shumë te autoriteti mashkullor.

Një pjesë e fajit qëndron edhe te subjektet politike, të cilat shpesh nuk kanë arritur të zbulojnë apo promovojnë modele të forta politike femërore. Kur mungojnë shembujt e suksesshëm, krijohet mungesë besimi, dhe kjo mbetet sfidë e madhe e demokracisë lokale në Fushë Kosovë.


Go to TOP