Dy të huaj kapen në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje për vjedhje në lokal

Një rast vjedhjeje është raportuar pasditen e së dielës në një lokal në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, kur është raportuar se në lokalin e ankuesit mashkull kosovar janë hasur dy persona të huaj të dyshuar për vjedhje, shkruan Kosova.info.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku të dyshuarit janë ndaluar dhe intervistuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre — që dyshohet se ishte i përfshirë drejtpërdrejt në vjedhje — është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore./Kosova.info/

Go to TOP