Gruaja në sektorin e dominuar nga burrat
Dymbëdhjetë vjet më parë, Eta Morina, ishte gazetare, një profesion që ajo e donte shumë. Por, jeta e saj ndryshoi pas vdekjes së vëllait, i cili kishte në pronësi një kompani në fushën e inxhinierisë.
Drejtimin e kësaj kompanie atëkohë e mori Eta, që në mesin e shumë të panjohurave arriti të ketë sukses.
