Eros Grezda shfaqet krah aktorit Tolgahan Sayisman në një ndeshje futbolli në Turqi
Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda, një pjesë të madhe të kohës e kalon në Turqi për shkak të angazhimeve të mëdha në fushë.
Sulmuesi nga Kosova gjatë verës nënshkroi kontratë me klubin Manisa Football Club që militon në Ligën e Parë Turke.
Ai së fundmi është parë duke shikuar një ndeshje futbolli bashkë me aktorin e njohur, Tolgahan Sayisman, i cili për publikun njihet në rolin e ‘Çënarit’ si dhe bashkëshorti i artistes shqiptare, Almeda Abazi.
Foto: Screenshot/Instagram
“Njihuni me vëllanë tim të ri”, ka shkruar Tolga në fotografinë përkrah Grezdës.
Futbollisti nga Gjakova këtë vit ka qenë një nga emrat më të lakuar në media e faqet rozë.
Foto: Screenshot/Instagram
Kjo pasi për disa muaj me radhë ka qenë në lidhje me modelen Oriola Marashi, e cila po shënon suksese të mëdha në tregun ndërkombëtar.
I njëjti së fundmi ishte parë duke shijuar një darkë romantike në Turqi me këngëtaren Ajsel Abazi.


