Grenelli për Jack Smith: Akuzoi Thaçin ta ruaj pozitën e tij

Një rrëfim shokues e ka dhënë këto ditë njeriu i afërt i Trump, Richard Grenell për Gjykatën Speciale dhe prapaskenat e akuzave ndaj ish presidentit Hashim Thaci. Në një intervistë për Epok TV në Amerika, ai ka thënë se prokurori Jack Smith e akuzoi Hashim Thaçin për ta ruajtur vendin e punës, për karrierë dhe për të dëmtuar Trumpin.

Ish i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është kthyer sërish me deklaratat e tij për Gjykatën Speciale duke hedhur një sërë akuzash ndaj prokurorit Jack Smith.

Në një intervistë për median e popullarizuar amerikane “The Epoch Tv”, tek gazetari dhe publicisti amerikan Lee Smith, ai ka thënë se si ishte dakorduar marrëveshja historike mes presidentëve Donald Trump, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, ku përveç pakos ekonomike për të dyja vendet ishte edhe anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Por sipas tij, këtë rrugëtime ndërpreu Prokurori amerikan, Jack Smith që u frikësua se do ta humbasë vendin e tij të punës.

“Kjo është një pyetje vërtet e mirë. Ka një histori të gjatë të hetimit të të gjitha krimeve të luftës. Po e përsëris, kjo është arsyeja pse pika e rëndësishme është prokurori (David Schëendiman) që ishte kryeprokuror përpara Jack Smithit, i cili kaloi vite duke parë gjithçka dhe tha se nuk ka asgjë tjetër për të bërë këtu. Nuk ka më aktakuza. Pastaj erdhi Jack Smith dhe ai kaloi vite duke jetuar në Amsterdam dhe duke pasur një jetë të mirë evropiane. Kur je kreu i një gjykate ndërkombëtare që jeton në Evropë, është një punë e qetë. Por pasi administrata Trump përmbysi plotësisht negociatat për Ballkanin, ne filluam të përparonim dhe nënshkruam katër marrëveshje.”, tha Grenell.

Grenell thotë se Smith nuk kishte asnjë provë më shumë sesa Schëendiman i cili kishte ardhur në përfundim se nuk ka baza për aktakuza.

Gjatë kësaj interviste të gjatë, Grenell flet sërish për përpjekjet e kryeministrit Rama që Evropa të korrigjojë padrejtësitë ndaj Kosovës dhe fton mediat, sidomos ato amerikane, që të merren me këto që i thotë në këtë intervistë.

“Dhe kështu tani kryeministri i Shqipërisë, aleati ynë në NATO, Edi Rama, i cili nuk është konservator, meqë ra fjala, ai doli para Këshillit të Evropës javën e kaluar për të ndëshkuar evropianët që lejuan që kjo gjykatë të padisë Hashim Thaçin, i cili është ende në burg. Evropianët e kanë lejuar këtë të ndodhë. Po të lexosh detajet e asaj që thotë Edi Rama, ai thotë se rusët janë ata që e nxorën këtë dezinformatë. Pra, pyetja do të ishte, a kanë paraqitur rusët dezinformata për Hashim Thaçin? Dhe a ra Jack Smith në këto shpifje? Mendoj se mediat tona amerikane duhet të bëhen shumë më kureshtare se cilat janë lidhjet këtu. Akuzat janë shpërthyese.”, u shpreh tutje ai.

Ish-ambasadori Grenell thotë se prokurorët në Hagë po përpiqen të provojnë krimet e luftës përmes mungesës së udhëheqjes nga ana e krerëve të UÇK-së mbi pjesëtarët e saj.

“Është e pabesueshme, një akuzë pa specifika”, ka thënë Grenell.

Prokurori Jack Smith tani po e heton ish presidentin amerikan Donald Trump.

Go to TOP