Grenelli në Tiranë, takon Ramën: Duhet ta lirojmë sa më shpejtë Thaçin nga burgu

Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, po qëndron në Tiranë ku ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmin e bëri të ditur Grenelli në një postim në Twitter.

Ai tha se me Ramën kanë diskutuar për të bërë më shumë përpjekje për lirimin e Hashim Thaçit nga paraburgimi në Hagë.

Grenelli thotë se akuzat kundër presidentit të Kosovës janë të rreme dhe se dëshmitarët, sipas tij, “thonë se janë manipuluar nga Jack Smith”.

“Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të liruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”, shkruan Grenell, raporton Klankosova.tv.

Ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Jack Smith, pati dhënë dorëheqje më 18.11.2022 nga ky post.

Kryeprokurori Smith ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të pretenduara të luftës në Kosovë.

Lajmin për largimin e tij nga proceset gjyqësore në Hagë e kishte bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Smith, i cili Prokurorisë Speciale në Hagë i ishte bashkuar në vitin 2018, tani është pjesë e sistemit të drejtësisë në SHBA për të hetuar raste të tjera, ndër to edhe ish-presidentin Donald Trump.

Go to TOP